Një vend magjik që padyshim duhet ta vizitoni një herë në jetë.
Legjenda për këtë vend është qysh nga viti 1820, që atëherë është përmendur që shtëpia zyrtare e Babadimrit ndodhet në qytetin e bukur të Finlandës, Rovaniemi.
Për ata që vërtetë pëlqejnë atmosferën e festave të fundvitit, ky është vendi ideal për ta vizituar.
Një qytet i bukur përrallash, i cili në stinën e dimrit mbulohet i tëri me borë.
Atraksioni më i madhë është parku i njohur i Babadimrit.
Shfaqje të ndryshme, loja, ushqime e dhurata të shumta, gëzojnë çdo fëmijë apo edhe të rritur që viziton këtë pjesë.
Përveç ngjyrës së bardhe të dëborës, dritat shumë ngjyrëshe i japin një laramani të këndshme dhe magjike këtij vendi.
E nuk mungojnë as bisedat me plakun mjekër bardhë.
Nëse jeni adhurues të sporteve dimërore, Rovaniemi ju mundëson të bëni ski, e të shëtiteni me snoëmobile.
Në këtë qytete fjetjen mund ta bëni nga hotelet me 3 yje ku çmimi arrin deri në 70 euro për natë e deri në hotelet me 5 yje ku çmimi ju arrin deri në 250 euro për natë.
Kjo është qyteteza e babadimrit përmes fotografive.