Jemi mësuar që fytyrat e moshave më të vjetra të shqiptarëve ti shohim me rudha e pak të ngrysura. Sigurisht nga vështirësitë e jetës që kemi përjetuar si popull. Kur viziton Tropojën, sheh një dallim në këtë aspekt. Fillimisht nuk mund të mendosh për arsyet cilat mund të jenë që njerëzit atje duken më të shëndetshëm, fytyra të ndritura, energjik e pozitiv.
Për mikëpritjen se besoj se duhet të theksohet sepse është karakteristikë
tashmë e dëshmuar.
Përplasjet e lumit Valbona me gurët e tokës krijonin një zhurmë që të shtynte të mendosh për vecantitë e asaj natyre…Ngjyra aq e kthjellët e lumit e gurët e mëdhenjë e të qëndrueshëm të krijonin bindjen se vetëm natyra bën mrekulli.
Pyetja ishte: Si ka mundur dikush të jap ide për ndërtimin e hidrocentraleve aty? Pse nuk jemi ngritur në këmbë të gjithë, kundër kësaj ideje shkatërrimtare, por vetëm një grup i vogël?
Ndoshta sepse duhet ti eksplorojmë të gjitha vendet e Shqiperisë njëherë, para se t’i vlerësojmë Alpet Zvicrane apo Austriake.
Gjatë udhëtimit në Valbonë nuk mund të mërzitesh asnjë moment. Kulmet e shtëpive të ndërtuara vite më parë të lidhen vizualisht me pamjet e bjeshkëve.
Pamja mbreslënëse nuk ka fund, të gjitha këto mund t’i përfundoni me ujvarën e Valbonës.
Shkrim nga Valëza Mjeku