Krahas ndërrmarjeve zvicrrane, gjermane e italine, në ditën e dytë të panirit Swissbau, po i ekspozojnë me krenari prodhimet e veta edhe 7 ndërmarrje kosovare.
Në mesine tyre i gjeni kuzhinat moderne të ndërmarrjes “Elnor”. Është hera e dytë që kjo ndërmarrje prezentohet në panairin më të madh të ndërtimit në Zvicërr. Dhe sigurisht presin rezultate të mira nga kjo prezencë.
“Ne sivjet i prezetojmë dy kuzhina dhe dy garnitura tavolinë me karrige. Këto janë dy artikujt më të kërkuar” ka thënë Sheqer Ukaj, pronari i ndërmarrjes “Elnor”, i cili po merr pjesë personalisht në panair.
Viti 2016 ishte viti kur kjo kompani filloj gjetjen e tregut ndërkombëtar. Pjesëmarrja e parë në panairin Swissbau bëri që kjo ndërmarrje të zgjerohet dhe të hap zyren në shtetin helvetik.
“Elnor” ka të punësuar 68 persona në Kosovë ndërsa “Elnor Swiss” 3 dhe kompania është në fazën e zgjerimit të tregut.
“Me eksport puna shkon shumë mirë, ne aktualisht 38% të prodhimit e eksportojmë në Zvicërr, Gjermani dhe Luksemburg. Kemi kapacitet edhe më shumë por jemi në proces të zgjerimit të tregut. Në Gjermani shesim me label të një kompanie gjermane kurse me Luksembur me label të elnorit” tregon Ukaj.
Në ditën e dytë të panairit Ukaj thotë se gjithçka po shkon mirë. Numri i vizitorëve është mjaft i madh. Shumica prej tyre janë gjermanofolës.
Përveç shitjes dhe krijimit të kontakteve të bashëpunimit, pjesëmarrja në panair ndihmon edhe të shihet puna e konkurrentëve dhe pjesëmarrësve tjerë në panair.
“Cilësia, dizajni dhe gjithçka tjetër është pothuajse e njejtë me produktet që prodhohen në Zvicër mirëpo ne vijmë me çmime shumë më të favorshme” tregon Ukaj.
Prodhimet “Made in Kosova” janë rreth 40% më të lira se ato zvicrrane dhe kjo falë fuqisë punëtorë të lirë dhe kostos më të ultë të prodhimit.
“Edhe pse ne nuk shesim këtu me çmime të Kosovës, prapë jemi më të lirë dhe shpesh habiten me çmimet tona. Por, ne ua spjegojmë arsyet dhe nuk lëmë vend për keqkuptime” thotë pronari i ndërmarrjes “Elnor”.
Ukaj është optimist dhe thotë që tendencat janë që eksporti të rritet gradualisht.
Vet prezenca në këtë panair është një faktorë që e garanton këtë, pjesëmarrje që është ndihmuar nga donatorët ngase sipas tij kostoja është pothuajse e pa përballueshme për prodhuesit e Kosovës.
Pjesëmarrjen e 7 kompanive kosovare e kanë përkrahur USAID – programi EMPOWER Sektori Privat në partneritet me Sida, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim DEZA-SDC, si dhe Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).
Produktet e “Elnor” i gjeni der me datën 21 janar Swissbau Basel në: