Filmi i njohur kosovarë që ka thyer rekorde të shikueshmërisë në Prishtinë, vjen edhe në Austri.
Filmi “Martesa” i regjisores kosovare Blerta Zeqiri vjen në Austri si pjesë e festivalit të filmit “Crossing Europe” që ndodh në Linz të Austrisë.
Pas shfaqjes së suksesshme me premierë botërore në festival të kategorisë A – “Tallinn Film Festival”, filmi “Martesa” i regjisores fituese të çmimit për filmin më të mirë të shkurtër ndërkombëtar në festivalin më të madh të filmit në SHBA – Sundance, do të marrë pjesë edhe në festivalin e njohur të filmit “Crossing Europe” në Linz të Austrisë (25-30 prill 2018).
Filmi “Martesa” flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Treshen e personazheve kryesore të filmit me skenar të Blerta Zeqirit dhe Keka Kreshnik Berishës e interpretojnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.
Filmi “Martesa” do të shfaqet më datën 27 (15:15 h) dhe 28 prill 2018 (17:45 h) dhe prezent do të jenë Blerta Zeqirit dhe Keka Berisha, të cilët do të jenë të gatshëm për të biseduar me audiencën.
Për më shumë informacione në lidhje me shfaqjen e filmit klikon https://www.crossingeurope.at/programm/filme-2018-nach-sektionen/competition-fiction/film/martesa-the-marriage.html