Gjeorgjia, Kosova dhe Estonia janë tri shtetet evropiane më të favorshme për të hapur biznes, për vitin 2018.
Hulumtimi i realizuar nga Reboot Digital Agency e ka renditur Kosovën në mesin e tri vendeve më të mira për të hap biznes.
Reformat e fundit në ekonomi e kanë bërë Gjeorgjinë si reformuesi më i madh në ekonominë globale sa i përket procedurave për hapjen e një biznesi në këtë shtet. Mirëpo sfida mbetet në shëndrimin nga reformuesi më i mirë në performuesin më të mirë.
Ndërsa Kosova është e dhjeta në listën e bankën Botërore për hapjen e biznesit mirëpo duke i hulumtuar 12 shtetet që prijnë në këtë drejtim, Kosova është renditur në mesin e tri shteteve kryesore.
“Është shumë inkurajuesit të vëzhgohet zhvillimi i shteteve si Xhamajka, Uzbekistani e Kosova, duke u rritur kaq vrullshëm” ka thënë Shai Aharony, drejtor menaxhues në Reboot Digital Agency.
Vitet e fundit Kosova ka reformuar drastikisht procedurat e të bërit biznes dhe kjo reformë ka filluar të jep rezultatet e saj.
Shkrimi i plotë:
Three emerging Europe countries amongst best 12 in the world to start a business