Në thellësi të fshatit Dumnicë të Vushtrrisë, 29 kilometra larg Prishtinë ndodhet shtëpia e shumë drerëve e drenushave që të mahnisin me bukurinë dhe qetësinë që kanë.
Kjo fermë është krijuar nga familja Imeri që gjithmonë kanë pasur dashuri për këto kafshë. Kontingjentin e parë të drenushave e kanë sjellur nga Austria.
Edhe pse është fermë private, vizitorët në këtë vend janë të shumtë.
Qëndrimi aty padyshim do të jetë një eksperiencë e mirë për të gjithë që i pëlqejnë këto kafshë.
Në atë hapësirë ndodhen rreth 180 drerë të drenusha ndërsa numri i tyre pritet të shtohet dhe sipas Naser Imerit ky vend të shëndrrohet në park kombëtar të drenushave.
Planet janë që gjithë kjo zonë të shndërrohet në një vend të përshtatshëm për turizëm të ketë shtigje për biçikleta e gjithashtu bujtina, ndërsa tani për tani është një vend pa pagesë ku mund të takoheni me drenushat e ti ushqeni ato.