“Tok së bashku për Skënderbeun” është motoja që mbledhi mbrëmë në Itali emrat më të mëdhenjë të artit.
Inva Mula, Dua Lipa, Ramë Lahaj, Erza Muqolli, Elhaida Dani dhe Ermal Meta ishin në mesin e artistëve që u ngjitën në skenën e teatrit “Argentina” për të interpretuar këngë të njohura shqipe e në gjuhë të tjera.
“Pas një koncerti të bukur komemorativ për Gjergj Kastrioti Skënderbeun, ku performova përgjatë shumë artistëve shumë të talentuar shqiptarë… dashuria ime për rrënjët dhe nga ku vij rritet edhe më shumë, aq shumë sa kam menduar se nuk është e mundshme”, shkroi Lipa para pak minutash në Instagram.
“Të thuash jam krenare është pak. Çfarë ndjenje”, ka shkruar ajo.