Është koha e teknologjisë së mençur, një det i pafund ku gjithçka dhe çdokush mund të gjendet në internet.
Ajo çka ju duhet është një kompjuter apo telefon i mençur dhe lidhja me internetin.
Si një shpikje e mahnitshme që bashkon me miliarda njerëz, Interneti mund të jetë edhe një vend i rrezikshëm – veçanërisht për fëmijët.
Duke shikuar një video pas tjetrës ata mund të përfundojnë duke parë gjëra që nuk janë aspak të përshtatshme për moshën e tyre.
Sot, ne ju sjellim katër aplikacione apo softwerë përmes së cilëve mund të monitoroni pajisjet e tyre dhe të jeni në dijeni për kohën që kalojnë online.
Po fillojmë me softuerin e parë i cili është një prej më të shiturve në botë.
Quhet Eset ndërsa çmimi i tij fillon nga 39 euro muaji. Përmes tij mund të kontrolloni disa paisje.
Një tjetër aplikacion që mund ta blini është Norton Family premiere.
Aplikacioni i tretë quhet Qustodio.
Ndërsa për fund është Net Nanny.