Në rubrikën tonë të re mund të shihni se cilat ushqimet nuk duhet asesi ti jepni qenit tuaj.
Edhe pse i konsiderojmë qent si pjesë të familjeve tona, nëse i trajtojmë në këtë formë edhe gjatë ushqimit mund tu shkaktojmë shumë dëm.
Këto janë pesë ushqimet më të rrezikshme për qenin tuaj, mësojeni si ndikojnë ato në trupin e tyre dhe cfarë të bëni në raste emergjente.
Çokollata
Është një prej gjërave që pothuajse të gjithë qent e pëlqejnë
Edhe pse mund të ju dhimbset asnjëherë qenit tuaj nuk duhet ti jepni çokollatë.
E nëse qeni është helmuar me çokollatë, këto janë simptonat që do ti vëreni – diarea, problemet në frymëmarrje dhe vjellja.
Sipas ekspretëve sa më e errët që është qokollata aq më serioz mund të jetë helmimi, prandaj cokollata për pjekje apo qokollata e zezë dhe kakao janë më të rrezishme se cokollatat me qumësht.
Xytilol
Një ëmbëlsues artificial që gjendet në bombone e ëmbëlsira tjera quhet Xytilol.
Edhe pse është lejuar të përdoret nga njerëzit ajo mund të dëmtoj mëlqinë e qenit gjithashtu të ketë ndikim në shtypjen e gjakut dhe të rrezikojë jetën t yre.
Sipas qendrës për helmimin e kafshëvë një qen mjafton të konsumoj vetëm një bonbon me këtë përmbajte për të arritur dozën e helmimit.
Ajo do ti shkaktoj ulje të sheqerit në gjakë dhe kjo mund të ndodhë rreth 15 minuta pas konsumimit ndërsa shoqërohet me të vjella dhe humbje të koordinimit.
Rrushi
Rrushi është një tjetër ushqim që nuk preferohet për miqt tanë me katër këmbë.
Ai mund të shkaktoj problem në veshkë.
Qepët/hudhrat
Qepët dhe hudhrat mund të shkaktojnë shkatërrimin e qelizave të kuqe dhe të qoj drejt anemisë tek qent.
Alkooli
Natyrisht në këtë list nuk mund të mungojë alkooli.
Cdo lloj alkooli është shumë i dëshmën për qenin tuaj, madje edhe doza më e vogël e tij që mund të përdoret në deserte të ndryshme.
Prandaj kushtojini shumë rëndësi sepse mund të rrezikojë jetën e qenit tuaj.