U bë një vit që s’ka festa në Vjenë, dhe një vit që kur ka pushuar krejtësisht aktiviteti i firmës së Cateringut Velvet.
Festat e fundit që i organizuan ishin madhështore. Mes tjerash eventi i kryeministrit austriak Kurz. Gjithçka që bënte Velvet Catering ishte avangard. Ushqimi, dekori etj, por pandemia anuloj çdo aktivitet, por jo shpirtin ndërmarrës dhe energjik të Skifter Mushkolajt, që qëndron mrapa Velvet Catering.
Në këtë kohë pushimi të detyruar, Mushkolaj me ekipin e tij nuk kanë pushuar.

Ata shfrytëzuan këtë kohë për të ndërmarrë hapa të rinjë në biznes.
Prodhuan kafenë “Vilveta Premium Coffee”, me cilësi maksimale.

Nxorrën edhe verërat Vilveta, që tashmë shiten si produkte premium në tregun austriak dhe gjerman.
Mushkolaj dhe ekipi i tij nuk u ndalën me kaq. Ata janë çdo ditë duke provuar, eksperimentuar me ushqime, e pije të ndryshme.
Kuzhinierët e ekipit të tij po prodhojnë një suxhuk sikur i yni, mirëpo që pasurohet me safran, rozmarinë etj. Kjo do të jetë një befasi për ta shijuar. Dhe zor që do të dëshironi ta hani më tutje suxhukun tonë tradicional.
Pak nga këto të gjitha, do të mund ti gjeni në lokalin e hapur rishtaz në Prishtinë, që po ashtu është rezultat i “pushimit” të Mushkolaj dhe afaristit partner të tij, Asllan Qarrit. Në “Cafe First by Vilveta” do të mund të pini kafenë Vilveta, verërat premium dhe ndoshta do të inspiroheni edhe ju për suksese të reja.
Dhe pra kush do të thoshte që Pandemia do ta sjellte një të ri plotësisht të integruar dhe gati të asimiluar në Austri, përsëri në Prishtinë për të investuar.

Kjo është një storie suksesi lexues të dashur! Kur vështirësitë bëhen shkak për hapjen e shtigjeve dhe sukseseve të reja.